Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se pa diasporën shqiptare në Amerikë, Kosova kurrë nuk do të ishte e pavarësuar.
Këto komente Tahiri i ka bërë pasi kthimit nga Amerika ku kanë marrë pjesë bashkë me Kryeministrin Ramush Haradinaj në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara.
Tahiri ka thënë se gjatë qëndrimit njëjavor në Amerikë kanë konfirmuar partneritetin strategjik të Kosovës me amerikanë.
“Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-në. Duhet ta ruajmë, ta nderojmë dhe kultivojmë atë. Miqësia me SHBA-në është dhe do të mbetet e shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. Këtë miqësi e mundësoi Diaspora shqiptare në Amerikë që nuk kurseu asgjë për të ngritur çështjen kombëtare. Aferim të gjithëve, se pa ju kurrë Kosova nuk do të ishte këtu”, ka shkruar Tahiri, në FB.
Ai ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm si dhe punë ekipore për të pasur sukses Shteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ka thënë se një qasje të tillë kanë pasur edhe gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë gjatë qëndrimit në SHBA.
“Tregimin për vendin duhet ta bëjmë NE, pasi që si vend dhe shoqëri pa asnjë dyshim jemi para shumë shteteve anëtare të OKB-së e të barabartë me shumë shtete që pavarësinë e tyre e kanë shpallur para më shumë se 100 vitesh. Andaj, nuk duhet të ngurrojmë, kursejmë e as të njihemi inferior. Gjithmonë, kur e përshkruajmë tregimin duhet të jemi përmbajtësor, të flasim me argumente, dokumente të shkruara dhe rezultate faktike. Fatmirësisht e drejta është me popullin dhe shtetin tonë, dhe këtë duhet ta dëshmojmë. Për ta arritur këtë duhet seriozitet e profesionalizëm dhe se puna ekipore është çelësi i saj. Ju siguroj që këtë çasje e kemi pasur gjatë gjithë vizitës dhe në secilin takim”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë