LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ka gra kosovare në Siri që paraqesin rrezik potencial shumë të madh, nëse kthehen (Video)

Tahiri: Ka gra kosovare në Siri që paraqesin rrezik potencial shumë të madh, nëse kthehen (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, për herë të parë ka folur për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

Tahiri ka thënë se një pjesë e femrave të rikthyera nga Siria janë të shantazhuara dhe ende kanë frikë të flasin.


“Kam përshtypjen se ato janë të frikësuara edhe nga njëra-tjetra nga informacionet çfarë mund të nxjerrin. Ne si shtet duhet të punojmë shumë me to dhe t’i rehabilitojmë dhe të nxjerrim informacionet që i duhen Republikës së Kosovës”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët që janë rikthyer në Kosovë flasin gjuhën shqipe.

“Rreth gjysma e tyre që janë kthyer në Kosovë, kanë lindur në zonat e luftës. Por mund të them se të gjithë fëmijët e flasin gjuhën shqipe. Kjo tregon që janë rritur nga dy prindër shqiptarë ose nga nëna shqiptare. Kemi pasur një rast më herët që një çift që është rikthyer – dy fëmijët e tyre, edhe pse prindërit i kishin shqiptarë, nuk flisnin shqip”.

Tahiri ka thënë se ka gra që janë kthyer në Kosovë, por burrat u kanë mbetur në Siri.

Tahiri: Femrat nga Kosova që ishin në Siri, kishin frikë mos nuk po i marrim të gjitha (Video)
Lexo po ashtu Tahiri: Femrat nga Kosova që ishin në Siri, kishin frikë mos nuk po i marrim të gjitha (Video)

“Disa nga ta janë vrarë, një pjesë e tyre që kanë qenë pjesë e ISIS-it kanë ikur në zonat tjera, ndërsa një pjesë gjenden në burgje”.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se institucionet kanë dosje për të gjitha femrat që janë ende në Siri dhe ato që janë kthyer në Kosovë.

“Kemi gra që paraqesin rrezik potencial shumë më të madh, e që nëse kthehen në Kosovë do të duhej të përfundonin në burg e jo të lira. Ka evidencë të qartë për angazhimin e tyre dhe duhej trajtuar si pjesë e organizatës famëkeqe”, tha Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori