LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Femrat nga Kosova që ishin në Siri, kishin frikë mos nuk po i marrim të gjitha (Video)

Tahiri: Femrat nga Kosova që ishin në Siri, kishin frikë mos nuk po i marrim të gjitha (Video)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, për herë të parë ka folur për detajet rreth aksionit të kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

Tahiri ka thënë se njerëzit që janë në kampet e luftës në Siri po përjetojnë një tmerr të vërtetë.


“Ata shohin një minutë e më parë të ikin nga ato zona qoftë edhe me identitete të rreme. Duan vetëm të ikin nga aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Drejtësisë, ka thënë se të kosovarët e mbetur në ato zona ishte shpërndarë lajmi se po përgatitet një kthim i tyre në Kosovë.

“Jo që kanë pasur vullnet të kthehen në Kosovë, por kishin frikë mos a po arrijnë të gjitha të kthehen sepse po përjetonin një tmerr të vërtet. Nuk ka pasur kurrfarë imponimi. Të gjithë kanë kërkuar sa më parë të ikin nga ai kamp dhe ai mjerim”.

“…Ajo që e kam parë në ato kampe, nëse e krahasojmë me Bllacën e vitit 1999, Bllacën mund të konsiderojmë një hotel për ta”.

Tahiri thotë se përgjegjësia e aksionit ka qenë shumë e madhe pasi zyrtarët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në zonën e luftës dhe kanë qenë të rrezikuar me jetë.

Tahiri: Aksioni për kthimin e qytetarëve nga Siria zgjati gjashtë muaj, vështirësia e madhe ishte kthimi i nëntë jetimëve pa asnjërin prind (Video)
Lexo po ashtu Tahiri: Aksioni për kthimin e qytetarëve nga Siria zgjati gjashtë muaj, vështirësia e madhe ishte kthimi i nëntë jetimëve pa asnjërin prind (Video)

“Vazhdimisht kam qenë me trauma, po e përsëris, sepse çka nëse ata zyrtarë të Kosovës që kanë shkuar në këtë operacion do të sulmoheshin…Këta e kanë kryer një punë shumë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori