LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Dyfishimi i pagave për prokurorët, i bën më të paguarit në rajon

Tahiri: Dyfishimi i pagave për prokurorët, i bën më të paguarit në rajon

Deri në fund të vitit 2018, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kërkon rezultate konkrete nga të gjithë prokurorët në luftimin e korrupsionit.

Pas dyfishimit të pagave, që nga ky janar i bënë prokurorët më të paguarit në rajon, ministri Tahiri tha se pritjet ndaj tyre janë më të mëdha. Pasi ka kërkuar përgjegjësi në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Tahiri ua ka kujtuar këto përgjegjësi edhe përmes një statusi në rrjetin social Facebook.


Postimi i Tahirit:

“Jam shumë i lumtur që me buxhetin për vitin që po hyjmë do të ketë rritje substanciale buxhetore për këto institucione për të forcuar sistemin e drejtësisë në vend. Në vitin 2018 gjyqësorit dhe prokurorisë së shtetit do t’i shtohen gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe staf profesional shtesë dhe plotësim të nevojave tjera të domosdoshme për të siguruar luftim më efikas të korrupsionit, krimit dhe dukurive tjera negative që bien ndesh me ligjin.

Me këtë rast gjithashtu ishte kënaqësi që t’i njoftoj Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial që me hyrjen në fuqi të vendimit për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritar, me automatizëm, në bazë të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, do të rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet.

Në vitin 2013 ku të gjitha sektorët e shërbimit publik kanë përfituar nga rritja e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të vetmit që nuk kanë përfituar nga kjo rritje. Andaj, ky është një lajm i mirë edhe për faktin se gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës tani i kanë pagat më të larta në rajon. Tani qytetarët e Republikës së Kosovës presin me të drejtë që viti 2018 të jetë vit i rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies në sektorin e drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit ne vend. Unë zotohem se bashkë me kolegët nga KGJK dhe KPK do të angazhohemi fuqishëm që në fund të vitit të ardhshëm të raportojmë suksese të mëtutjeshme në këtë sektor”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori