LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Drejtësia nuk do t’i amnistoj personat që keqpërdorin pozitën apo autoritetin zyrtar

Tahiri: Drejtësia nuk do t’i amnistoj personat që keqpërdorin pozitën apo autoritetin zyrtar

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, sot ka kërkuar nga autoritetet polake arrestimin e përkohshëm të një shtetasi kosovar me qëllim të ekstradimit në Republikën e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra në fushën e drejtësisë, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, pavarësisht pozitës politike apo zyrtare dhe se askush nuk do të mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale”, ka shkruar Tahiri, thuhet në njoftimin për media.


Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Sot në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë kam kërkuar nga autoritetet polake për arrestimin e përkohshëm me qëllim të ekstradimit në Republikën e Kosovës të një shtetasi kosovar i cili është i kërkuar nga organet tona gjyqësore për shkak të veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe i njëjti pritet të ekstradohet pas përfundimit të procedurave në shtetin e Polonisë.

Ky është shembull konkret i zotimit tim si Ministër i Drejtësisë në luftimin e korrupsionit dhe veprave penale që ndërlidhën me keqpërdorimin e pozitës zyrtare.

E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra në fushën e drejtësisë, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, pavarësisht pozitës politike apo zyrtare dhe se askush nuk do të mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale.

Ky pritet të jete ekstradimi i parë i realizuar ndonjëherë me Republikën e Polonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori