LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: “Drejtësia 2020” do t’ia ndërrojë ritmin e punës institucioneve të sistemit të drejtësisë

Tahiri: “Drejtësia 2020” do t’ia ndërrojë ritmin e punës institucioneve të sistemit të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e fundit e Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, në të cilin për vite institucionet e Kosovës dhe partnerët nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX dhe partnerët zhvillimor kanë koordinuar punën për avancimin e sistemit të drejtësisë.

Ai tha se tani e tutje këtë koordinim do ta marrë përsipër ‘Drejtësia 2020’, duke sjellë një perspektivë të re të pronësisë dhe përgjegjësisë së plotë në zbatimin e obligimeve institucionale për një sistem të drejtësisë që është efikas, i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës.


“Sot ishte mbledhja e fundit e mekanizmit koordinues, Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, në të cilin për vite institucionet tona dhe partnerët tanë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX dhe partnerët zhvillimor kanë koordinuar punën për avancimin e sistemit të drejtësisë. Tani e tutje, këtë koordinim do ta marrë përsipër ‘Drejtësia 2020’ duke sjellë një perspektivë të re të pronësisë së plotë dhe përgjegjësisë së plotë në zbatimin e obligimeve tona institucionale për një sistem të drejtësisë që është efikas, i përgjegjshëm, transparent dhe llogaridhënës. Jemi zotuar bashkërisht të gjithë se agjenda ‘Drejtësia 2020’ do t’ia ndërrojë ritmin e punës së institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe për këtë do të punojmë vazhdimisht për ta përmbyllur një herë e mirë tranzicionin dhe për ta vendosur drejtësinë në një kurs të pakthyeshëm të progresit, në të cilën do të kenë besim të pa rezervë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shkruan Tahiri në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori