LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Bashkë pa kufi, synim shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik

Tahiri: Bashkë pa kufi, synim shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive do të lehtësojnë komunikimin dhe do të forcojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

“Takimi i gjashtë i dy qeverive – Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë – ishte i parapërgatitur. Sot nënshkruam 13 marrëveshje dhe protokolle ndërshtetërore që në masë të madhe e lehtësojnë komunikimin mes dy shteteve, si dhe e forcojnë bashkëpunimin tonë politik, ekonomik, kulturor dhe në arsim. Një temë e rëndësishme ishte edhe marrëveshja e nënshkruar për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhat”.

“Ishte një pritje e shkëlqyeshme vëllazërore dhe mbi të gjitha një praktikë e punës që duhet të vazhdojë dhe po ashtu një përkushtim më të madh në zbatimin e këtyre marrëveshjeve”.

Tahiri në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se duhet të bie kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Edhe në mbledhjen e kaluar të dy qeverive në Pejë vitin e kaluar e kemi pasë një temë të tillë. Kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë vetëm sa po e pengon qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe në këtë kuptim mendoj që është bërë një hap. Ajo që duhet të ndodhë është që kjo të futet në zbatim që në të ardhmen të mos ketë pritje as nga ana jonë, as nga ana e Shqipërisë”.

Njeriu i dytë i qeverisë ka thënë se motoja e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë – “Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufi” – prezanton një synim fort të rëndësishëm.

Tahiri ka deklaruar se sot në Tiranë nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje që ndërlidhet me Mini-Shengenin Ballkanik.

“Bashkë pa kufi – gjithmonë. Një synim shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik. Sa i përket Mini-Shengenit nuk kemi biseduar. Ka qenë vetëm një prezantim i kryeministrit shqiptar Edi Rama, por nuk ka asnjë marrëveshje që lidhet me të. Marrëveshjet janë bilaterale Kosovë-Shqipëri, marrëveshje që pa dyshim ndihmojnë dhe liberalizojnë qarkullimin në mes të dy vendeve”.

“Ajo që më gëzon shumë në këtë takim është edhe zotimi i dy qeverive që të fillojë Kongresi i Autoriteteve Lokale – të 38 komunave të Kosovës dhe 61 bashkive të Shqipërisë. U vendos që këtë vit të mbahet kongresi i parë, derisa ka mbetur të vendoset nëse do të mbahet online apo do të jetë fizik, për shkak të pandemisë. U pa një energji e mirë dhe një përkushtim i madh, prandaj tani vetëm duhet të punojmë që të gjitha këto marrëveshje dhe protokolle të vihen në funksion në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori