LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Albin Kurti, dezertor që ka abstenuar nga historia – pas dy javësh gjeti kurajën të fliste për zhvillimet nga Specialja

Tahiri: Albin Kurti, dezertor që ka abstenuar nga historia –  pas dy javësh gjeti kurajën të fliste për zhvillimet nga Specialja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar paraqitjen e sotme të Albin Kurtit kur iu drejtua qytetarëve për zhvillimet e Gjykatës Speciale, që tronditën vendin javën që kemi lënë pas.

Tahiri thotë se ashtu sikurse Specialja që e quan UÇK-në ndërmarrje kriminale, “Albin Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme ndaj figurave kryesore të luftës sonë për liri, kurdo që ka pasë një mikrofon para vetës”.


Tutje, ai Kurtin e ka quajtur dezertor që ka abstenuar nga historia.

Postimi i tij i plotë:

Dy javë pas ngritjes së aktakuzave ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më në fund, Albin Kurti gjeti kurajo për të folur rreth këtij zhvillimi. Por përkundër kësaj, as sot, nuk e fshehu dot logjikën e ngjashme me atë çfarë ka thënë tashme për më shumë se një dekadë.

Për shtatë vite, ai ka folur në Kuvend dëngllat e njëjta me ato që sot i mvishen drejtuesve të UÇK-së në aktakuzë. Atë çfarë e ka përkufizuar Prokuroria në Hagë si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, Albin Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme ndaj figurave kryesore të luftës sonë për liri, kurdo që ka pasë një mikrofon para vetës.

Dërdëllisja e sotshme si qëllim për të kamufluar dërdëllitjet e kamotshme, është tregues i gjykimit të mbrapshtë që ka Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave drejtuese të saj. Mbi të gjitha, në këtë liturgji fundjave, Albin Kurti i dha vulë të plotë koordinimit si me pahir me logjikën që ndjek Serbia, se Gjykata Speciale është produkt i gabimeve tona politike.

Tashmë kur edhe zyrtarisht, protagonistët e angazhuar që në fillim rreth gjykatës, po flasin hapur atë që e dimë të gjithë, se ngjizja, mbështetja dhe pistat e akuzave për të cilat është ngritur kjo gjykatë e ka adresën në Rusi, Kurti ua atribuon këtë fakt pikërisht ish drejtuesve të UÇK-së. Por për Albinin si një dezertor që ka abstenuar nga historia, këto gjëra janë asgjë më shumë se oportunizëm për t’u hedhur në histori, aty ku nuk ishte hedhur me kohë.

Ashtu siç e tha në fillim, se kjo ishte një konferencë e radhës, e jo një konferencë e domosdoshme si përgjigje ndaj zhvillimeve, edhe kësaj radhe, ai dëshmoi se është po i njëjti Albin që ka problem esencial me atë që ka prodhuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liria jonë politike pas luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori