eksperti ad

Ka përfunduar java e 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e fundit e kësaj jave u zhvillua në kryeqytet ku Prishtina mposhti Flamurtarin 0-2.


Kësisoj kryeqytetasit kanë mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të tubuara.

E në pozitën e parë ndodhet skuadra e Dritës që ka grumbulluar tri pikë më shumë se Prishtina.

Liria e Prizrenit zë vendin e tretë me 43 pikë, ndërsa një pozitë më poshtë me një pikë më pak është Llapi.

Interesant është bërë edhe lufta për t’i ikur barazhit me fitoren e Vëllaznimit përballë Drenicës 1-0.

Kuqezinjtë e Gjakovës tani kanë grumbulluar 35 pikë në pozitën e nëntë dhe kanë vetëm një pikë më pak se Drenica dhe katër më pak se Gjilani. /Telegrafi/

Tabela java e 26

telegrafi sport app