Thjesht shikoni një makinë që del nga linjat e montimit në Sindelfingen ose Wolfsburg të Gjermanisë: qoftë një Mercedes i klasit E ose një Golf VW – “Made in Germany” nuk është më me të vërtetë e prodhuar po në këtë vend. Vetëm rreth një e katërta e të gjitha pjesëve të këmbimit vazhdojnë të jenë nga vetë prodhuesit e makinave, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga furnizuesit e shumtë. Pjesët e këmbimit vijnë nga të gjitha skajet e botës.
Kjo është një sfidë e madhe logjistike. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit nuk është një ndërmarrje e thjeshtë. Dhe, nëse themi, që një kontejner me pjesë këmbimi të prodhuara në Kinë nuk mbërrin në portin e Hamburgut, Sindelfingen dhe Wolfsburgu mund të ketë shumë shpejt një problem të madh.
Skenarë të tillë aktualisht janë duke u analizuar nga shumë kompani në Gjermani dhe më gjerë. Prodhuesit e automjeteve merren me këtë çështje dhe po kështu edhe prodhuesit e makinave, bizneset e vogla dhe të mesme dhe firmat e regjistruara në Indeksi gjerman i Aksioneve në Bursë (DAX). Tema është bërë virale edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor në Gjermani, ku virusi i ri Korona ka bërë që të ndjehen më fort edhe mungesat në furnizimet me ilaçe.
Shumë njerëz po pyesin nëse po përjetojmë ndërkohë fillimin e fundit të globalizmit. A duhet të rivlerësojmë ndarjen botërore të punës? A duhet që kombet ta rikthejnë prodhimin në vend? A ka ndonjë alternativë pune për fabrikën botërore të konceptuar gjatë tri dekadave të fundit?
Riatdhesimi i prodhimit
Është zhgënjimi i parë ky për të gjithë ata që besojnë, se të gjitha problemet aktuale në botë janë shkaktuar nga globalizimi: nuk ka zgjidhje të lehtë. Sepse globalizimi ka çuar në një rritje të madhe të pasurisë dhe mirëqenies, dhe jo vetëm në kombet e industrializuara.
Disa kombe ia kanë dalë të shkëputen nga statusi si vende në zhvillim dhe duke u zhvilluar si ekonomi në ekspansion, kanë arritur të nxjerrin me miliona e miliona njerëz nga varfëria ekstreme.
Sigurisht që nuk duhet të injorohen problemet që lidhen me kushtet e punës, ose standardet sociale dhe mjedisore. Por nëse dikush në Perëndim kërkon që prodhimi të riatdhesohet, nëse kjo do të ndodhte do të humbisni shumë vende pune diku tjetër.
Dhe ju lutem jo standarde të dyfishta! Shumë njerëz indinjohen kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump flet për “America First” dhe kthimin e vendeve të punës në vend. Por kur ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier ose homologu i tij francez, Bruno Le Maire, flasin për krijimin e më shumë lehtësive prodhuese në Evropë dhe kthimin e kapaciteteve kryesore të prodhimit, njerëzit këtu janë shumë më pak të shqetësuar, ose aspak.
Por kjo nuk do të thotë se nuk kërkohen ndryshime. Marrim shembull industrinë farmaceutike. Nëse Gjermania, ashtu si Franca, merr rreth 80 për qind të të gjithë përbërësve të nevojshëm aktiv për ilaçe nga jashtë, 40 për qind vetëm nga Kina, atëherë duhet ndryshuar diçka në sistem.
Por, të mos harrojmë se si u krijua kjo varësi. Prodhimi i brendshëm u rrit shumë, por edhe kostot e tij dhe industria u vu nën presionin e jashtëzakonshëm të shpenzimeve për sigurimet shëndetësore. Megjithatë është e gabuar të besosh, se Gjermania është plotësisht në duart e lojtarëve kinezë në shumë degë të industrisë. Ekonomia gjermane si pjesë integrale dhe përfituese nga ndarja botërore e punës nuk varet nga ndonjë vend i veçantë. Asnjë prej partnerëve të saj tregtar nuk përbën më shumë se 10% të importeve dhe eksporteve të përgjithshme të vendit përkatësisht, sipas Shoqatës së Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Gjermane (DIHK).
Kthim në shekullin XIX?
Sigurisht, COVID-19 po i nxit kompanitë të rivlerësojnë hallkat e tyre të furnizimit me qëllim të zvogëlimit të mëtejshëm të varësisë nga aktorët e zgjedhur në treg. Mund të ketë gjithashtu një debat mbi atë se sa i mirë është me të vërtetë koncepti “just in time” apo nëse do të ishte më i mençur kthimi në një politikë të blerjeve në avancë.
Unë nuk jam dakord me kreun e Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Evropian në Kinë, Jörg Wuttke, i cili beson se kanë marrë fund kohët që kompanitë të prodhojnë atje ku kjo mund të bëhet në mënyrën më efikase. Veçanërisht kjo mund të ndikonte negativisht në Gjermani si një komb i orientuar nga eksporti.
Prodhimi ekonomik i Gjermanisë ra me 5 për qind në vitin 2009 në kulmin e krizës botërore financiare. Humbja do të ishte shumë më e madhe nëse globalizimi do të sprapsej. Kthim tek prodhimi vendas? Kthim në shekullin XIX? E duam këtë vërtetë? Koniunkturë e lartë për proteksionizëm?
Kush e dëshiron vërtetë një gjë të tillë duhet të parashtrojë disa argumente të forta, për t’u bërë të qartë njerëzve humbjet e mëdha në mirëqenie, që do të ishin të pritshme. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe