LAJMI I FUNDIT:

“Do ta ndihmojmë Neymarit ta fitojë Topin e Artë”

“Do ta ndihmojmë Neymarit ta fitojë Topin e Artë”
Neymar po kalon superformë në këtë fillim sezoni te PSG

Unai Emery ka siguruar sulmuesin Neymar se Paris Saint-Germain do të bëjnë gjithçka që munden për ta ndihmuar atë të fitojë Topin e Artë pas lëvizjes së tij rekord botërore te klubi francez.

PSG theu rekordin e transferimeve botërore kur bleu yllin e Brazilit në muajin gusht, duke paguar plot 222 milionë euro për ta sjellë atë në Parc des Princes.


Shumë sugjeruan se Neymar nuk ka gjasa të fitojë Topin e Artë duke luajtur në hijen e Lionel Messit në Barcelonë dhe se ai duhet të çlirohet duke u transferuar diku tjetër ku do ishte ylli kryesor i skuadrës.

Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)

Kështu edhe ndodhi pasi Neymari u transferua te PSG, duke ‘ndezur’ menjëherë në Ligue 1 me gjashtë gola të shënuara dhe dy gola tjera në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Emery dhe Neymar

Neymar këmbënguli në shtator se fitimi i Topit të Artë nuk është një obsesion i tij, por PSG duket se synon të sigurohet që ai të fitojë këtë çmim të madh individual.

“Neymar është një lojtar me shumë cilësi”, ka thënë fillimisht Emery për gazetarët në konferencën e tij të mediave para ndeshjes të së shtunës me Dijonin.

Pa Messin dhe Ronaldon, këta do të ishin fituesit e Topit të Artë në nëntë vitet e fundit
Lexo po ashtu Pa Messin dhe Ronaldon, këta do të ishin fituesit e Topit të Artë në nëntë vitet e fundit

“Ai është në gjendje të fitojë Topin e Artë. Ne duam më të mirën për të – ne duam ta ndihmojmë atë të fitojë këtë trofe”.

“Sot ka shumë lojtarë shumë të fortë në botë, por ne do të punojmë dhe do të ndihmojmë që ai të jetë një kandidat i rëndësishëm dhe të fitojë këtë trofe”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori