LAJMI I FUNDIT:

Ta ndihmojmë Jonin ta mund kancerin: Ai luftoi për ne, të luftojmë tani ne për të!

Ta ndihmojmë Jonin ta mund kancerin: Ai luftoi për ne, të luftojmë tani ne për të!

Jonathan Mark Harrison, i njohur si Jon Harrison, është veteran i luftës në Kosovë. Burri që dha shumë për lirinë e shqiptarëve, vuan nga shumë sëmundje. Jeta e tij e sotme do ta prek thellë në zemër çdo njeri. Ndaj, është hapur kjo faqe për ta ndihmuar shërimin e tij dhe kthimin e tij jetës normale: https://www.gofundme.com/lets-help-jon-kick-cancer

Në vitin 2009, Joni është diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, pas së cilës u operua. Por, janë bërë gabime gjatë operimit duke e lënë atë me infeksion të vazhdueshëm kullues në murin e poshtëm të legenit të tij. Kjo shkakton dhimbje të padurueshme dhe probleme të vazhdueshme mjekësore të cilat po shtohen në problemet e përditshmërisë së tij (krahas ileostomisë së bërë për shkak të largimit të zorrës së tij të trashë).


Jon Harrison, rruga më e re në Prizren
Lexo po ashtu Jon Harrison, rruga më e re në Prizren

Në vitin 2012 Joni është diagnostikuar me atë që dukej të ishte tumor i paoperueshëm në tru. I ishin dhënë 18 muaj jetë, por fatmirësisht tumori ngadalësoi rritjen e tij. Sidoqoftë, rëndon jetën e Jonit në shumë mënyra: ai rrëzohet i pandjenja, ka humbje të vetëdijes dhe është në dhimbje të vazhdueshme. Për shkak të tumorit, Joni diagnostikohet më 2016 me sëmundje të harresës (MCI). Joni u diagnostikua më 2014 edhe me një tumor tjetër në pjesën e poshtme të shpinës së tij. Ky tumor ka vazhduar të rritet shumë ngadalë dhe ndikon në lëvizshmërinë e tij.

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t’i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe!
Lexo po ashtu Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t’i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe!

Joni është i detyruar të marrë 32 tableta në ditë. Shumica e këtyre janë lehtësues të dhimbjes, përfshirë morfinën dhe opiatet me fuqi të lartë kundër dhimbjes. Atij i duhet të ketë kujdestarë (për të cilët kontribuon me pjesë të madhe të të ardhurave të vogla të tij) çdo ditë, për ta ndihmuar me punët e përditshme (ta sigurojnë se i ka marrë medikamentet e tij, se do t’i bëjë gati për më vonë, dhe gjithashtu të qëndrojnë kur pastrohet për të qenë të gatshëm për ndihmë nëse humb ndjenjat).

Gjithashtu, gjatë javës kujdestari e merr Jonin për të bërë blerjet për nevojat e shtëpisë. Kjo është koha e vetme kur ai del jashtë shtëpisë: dy herë në javë për tri orë secilën herë (Jon ka hequr dorë nga të voziturit, për shkak të rrezikut të humbjes së ndjenjave). Gjithashtu, kjo është e vetmja kohë kur Joni ka rastin të ketë ushqim të freskët, sepse ai është i frikësuar të përgatisë vet për shkak të harresës (ka vënë gjëra për të përgatitur, ka shkuar në shtrat dhe gati se nuk e ka djegur shtëpinë).

Rrëfimi i britanikut Harrison për luftën e Koshares
Lexo po ashtu Rrëfimi i britanikut Harrison për luftën e Koshares

Joni fatkeqësisht vuan edhe nga diabeti, për çka duhet të marrë insulinë dy herë në ditë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Joni u takua me neurokirurgun Haxhi Adylin. Joni ia prezantoi gjendjen e tij dhe shpjegoi se i është thënë në shumë raste se tumori i tij ishte i paoperueshëm. Doktor Avdyli tha se tumori ishte i operueshëm duke përdorur procedurën GAMMA KNIFE. Kjo e gëzoi Jonin, por në vendlindje e kuptoi se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Britanisë nuk do t’ia mbulojë operimin. Ndaj, duhet të paguajë një institucion privat shëndetësor për të kryer këtë operacion për të cilin është dedikuar kjo faqe. Operacioni, me kujdesin pas tij dhe me seritë pasuese të imunoterapisë, do të kushtojë rreth £40000.

Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës
Lexo po ashtu Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës

Pra, Jonit i nevojitet ndihma juaj për t’a ndihmuar të ketë shanse më të mira në jetë. Joni ka këtë shans të jetojë si duhet. Prandaj, le ta ndihmojmë. Donacionet do të përdoren ekskluzivisht për GAMMA KNIFE dhe të faturave mjekësore. Sa më herët që ne i hapim zemrat tona, më mirë për shëndetin e tij dhe shanset e tij për të jetuar.

Gruaja shtatzënë e Jonit dhe familja e saj u masakruan dhe u djegën të gjallë në Kroaci në vitin 1995, derisa ai ishte në fushëbetejë duke luftuar kundër regjimit serb. Ai ishte hedhur dy herë në erë në fushë të minuar në vitin 1993 dhe nga një granatë dore në vitin 1994. Disa nga copat metalike nga eksplodimet ende gjenden brenda trupit të Jonit.

Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës
Lexo po ashtu Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës

Joni ishte plagosur me armë zjarri po ashtu në Parkun Kombëtar Plitvica në Kroaci në janar të vitit 1995, kur ai dhe brigada e tij u sulmuan në pritë nga një patrullë serbe, gjersa ishin në ndjekje të serbit që komandonte kampet e dhunimit.

Joni shiti gjithçka që kishte në Britani dhe la një jetë të mirë atje vetëm e vetëm që të shkonte si vullnetar për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Ai bëri të njëjtën gjë duke luftuar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Joni ishte instruktor në DELTA – Brigada 138 “Agim Ramdani” – UÇK.

Ai luftoi për ne, le të luftojmë tani ne për të!

Për ta ndihmuar, klikoni: KËTU. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori