Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, vëmendja e publikut këto ditë është përqendruar tek raporti mes Londrimit dhe Klodit, të cilët janë parë shpesh shumë pranë njëri-tjetrit.

Afërsia mes tyre është shtuar dukshëm, duke bërë që shikuesit të aludojnë për një kimi të re që po krijohet brenda shtëpisë.


Dyshja janë kapur në kamera duke i bërë komplimente ngjyrës së syve njëri-tjetrit, ndërsa bisedat e tyre të qeta dhe të shpeshta kanë krijuar edhe më shumë kuriozitet tek publiku.

BBVK/FaceBook

Në një tjetër video që po qarkullon në rrjete sociale, Londrimi shihet duke mbajtur një palë pantallona në duar, ndërsa Klodiani dëgjohet duke thënë: “Unë e di që ti e di që unë di”.

Londrimi i përsëriti fjalët e tij në të njëjtën kohë, sikur të dy e dinin saktësisht ku po shkonte biseda.

Momenti që ndezi më shumë reagime ishte fundi i videos, ku Londrimi i drejtohet Klodit me fjalët: “Ta ha gojën”, një frazë që u interpretua gjerësisht si tepër flirtuese dhe shumë përtej shakasë së zakonshme mes banorëve.

Kjo sjellje e tyre ka bërë që shikuesit të hapin diskutime të gjera në rrjet, me komente që shkojnë nga çudia, te dyshimet për një romancë në formim e sipër.

Ndjekësit po presin të shohin se si do të zhvillohet raporti mes tyre në ditët në vijim, ndërsa dinamika Londrimi–Klodi tashmë është një nga temat më të përfolura brenda shtëpisë. /Telegrafi/