LAJMI I FUNDIT:

​Szunyog: Nuk ka rrugë të shpejtë drejt BE-së pa reforma në sundimin e ligjit

​Szunyog: Nuk ka rrugë të shpejtë drejt BE-së pa reforma në sundimin e ligjit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog deklaroi sot se nuk ka rrugë të shpejtë drejt Bashkimit Evropian pa reforma në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai në tryezën “Raporti i BE-së për Kosovën”, ka thënë se vettingu i paralajmëruar duhet të konsiderohet vetëm si masë e jashtëzakonshme.


“Nuk ka rrugë të shpejta drejt BE-së, duhet të implementohen reformat posaçërisht në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ambasadori Szunyog.

Duke folur për raportin e progresit të Komisionit Evropian, Szunyog ka thënë se Kosova nuk ka bërë progres në përmbushjen e rekomandimeve për administrimin publik.

“Kemi vërejtur me shqetësim interaksionin në rivlerësimin e gjyqtarëve. Vettingu, një proces i tillë duhet të konsiderohet vetëm si një mase e jashtëzakonshme”, ka thënë ai, duke shtuar se një proces i tillë duhet të jetë në pajtim me standardet evropiane.

Ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se raporti i progresit përmban pasaktësi.

“Rekomandimet jemi duke i trajtuar me seriozitetin maksimal dhe do të përmbushim pjesën më të madhe të tyre, përfshirë reformën zgjedhore. Raporti nuk ka arritur të ngërthejë zhvillimet deri në momentin e fundit, ndoshta për çështje teknike”, tha Bislimi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori