LAJMI I FUNDIT:

Synetia që bëri bashkë shumë prej emrave të njohur të estradës (Foto)

Synetia që bëri bashkë shumë prej emrave të njohur të estradës (Foto)
Lori, Shkurte Fejza, Ramadan Krasniqi, Dani dhe Gresa Behluli në ahengun e familjes së tekstshkruesit Fatmir Muja. Burimi i fotos: InstaStory

Dasmat dhe ahengjet e ndryshme të emrave të njohur të estradës këtë vit kanë qenë të shumta.

Shumë figura publike i dhanë fund beqarisë, e disa prej tyre festuan edhe për arsye të tjera brenda familjes.


Të gjitha këto ahengje, bënë të mundur që shumë prej figurave të takohen mes vete dhe të kremtojnë së bashku.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, kemi pasur rastin që në rrjetet sociale të shohim fotografitë e shumë prej këngëtarëve të njohur nga estrada, të mbledhur së bashku në një aheng.

Bëhet fjalë për synetin e nipit të kompozitorit dhe tekstshkruesit të njohur, Fatmir Muja.

Ky i fundit ka ftuar në ahengun shumë prej emrave të njohur të skenës.

Ishte reperi Gold AG ai i cili fillimisht ndau me fansat një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqej pranë kolegëve Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati e Sinan Hoxha, të cilët shkëlqenin me elegancën e tyre bashkë me partnerët.

Vetëm pak orë më vonë, edhe këngëtarja Lori publikoi disa imazhe në InstaStory, ku shfaqej me kolegët Shkurte Fejza, Gresa Behluli, Ramdan Krasniqi e Ganimete Abazi, që gjithashtu dukeshin plot glamur.

Lori, Shkurte Fejza, Ramadan Krasniqi, Dani dhe Gresa Behluli në ahengun e familjes së tekstshkruesit Fatmir Muja. Burimi i fotos: InstaStory

Buzëqeshja e tyre në fytyrë tregonte më shumë mbi atmosferën e këndshme që mesa duket ka mbizotëruar në këtë aheng.

Lori dhe Ganimete Abazi në ahengun e familjes së tekstshkruesit Fatmir Muja. Burimi i fotos: InstaStory

Fatmir Muja është i njohur ndryshe si poet, shkrimtar, dhe shkrues i shumë këngëve të njohura për këngëtarët e skenës. /Telegrafi/