Sydney Sweeney tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri Christy në New York, vetëm pak ditë pasi u raportua se është ndarë përfundimisht nga ish-i fejuari Jonathan Davino.

Aktorja 28-vjeçare u shfaq mahnitëse me një pallto kafe të lidhur në bel dhe çizme të gjata me printim aligatori, ndërsa pozonte në lagjen Soho përpara një bisede me ish-boksieren Christy Martin, rolin e së cilës e luan në film.


Sipas People, Sweeney është larguar plotësisht nga marrëdhënia me Davinon dhe po përjeton një romancë të re me producentin muzikor Scooter Braun, shkruan DailyMail.

Filmi Christy, që del në kinema më 7 nëntor, rrëfen historinë e vërtetë të boksieres Christy Martin, nga suksesi i saj në ring në vitet e 90-ta deri te atentati i tmerrshëm i vitit 2010, kur bashkëshorti i saj u përpoq ta vriste.

Në ngjarje, Sydney pozoi pranë vetë Christy-t, duke treguar edhe rripin e kampionatit të boksieres.

Më vonë, aktorja u pa në Comedy Cellar me një veshje të zezë më moderne, duke treguar stilin e saj të veçantë dhe humorin pas një nate të gjatë promovimi.

Burime të afërta me yllin e Euphoria thanë se ajo nuk do të kthehet kurrë më pas dhe është e lumtur dhe e fokusuar në karrierën e saj dhe lidhjen me Scooter Braun. /Telegrafi/