Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sveçla thotë se i dyshuari, Stefan Raduloviq, u arrestua por se kushdo që është i përfshirë në këtë sulm terrorist do të kapet, kudo që të jenë.


Ai shtoi se personat e përfshirë në sulme terroriste nuk do t’i shmangen përgjegjësisë dhe se veprimet e institucioneve do të vazhdojnë në funksion të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit.

“Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.
Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri e ligjshmëri”, ka shkruar Sveçla.