LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Protesta do të jetë paqësore, do të demaskohet roli i presidentit Thaçi dhe deklaratat e tij (Video)

Sveçla: Protesta do të jetë paqësore, do të demaskohet roli i presidentit Thaçi dhe deklaratat e tij (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth protestës e cila do të mbahet këtë të shtunë.

Sveçla në këtë intervistë ka treguar se protesta do të jetë paqësore dhe se qëllimi i saj është ndalja e presidentit Hashim Thaçi që sipas tij e ka kidnapuar shtetin e Kosovës.


“Arroganca e numrave nga ana e pozitës në Kuvend dhe pastaj  bojkoti opozitar, si dhe sjellja antikushtetuese e presidentit Thaçi i cili ka kidnapuar shtetin e Kosovës për negociata me Serbinë, janë arsyet e mjaftueshme për të dalë për të protestuar. Qëllimi i protestës është jo vetëm demaskimi i rolit të presidentit por edhe i deklaratave të tij”, ka thënë Sveçla.

Ai ka thënë se duan që kjo protestë të faktojë që presidenti Thaçi po bënë shkelje kushtetuese.

“Vendimi i VV-së është që kjo protestë të jetë paqësore, dhe e tillë do të jetë. Ky është vendim, është plan dhe organizim i LVV-së. Kjo nuk është protestë e VV-së është protestë e popullit, VV-ja vetëm po asiston në organizimin e saj”, theksoi Sveçla.

Duke folur për mosmbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, Sveçla ka akuzuar kryeparlamentarin Kadri Veseli për shkelje kushtetuese.

“Kërkesa jonë për të pasur seancë të jashtëzakonshme ka qenë legjitime. Ne i kemi mbledhur 41 nënshkrime por pastaj Kadri Veseli me deputetë e pozitës pamundësuan mbajtjen e kësaj seance. Kjo është shkelje kushtetuese, sepse opozitës nuk i duhen të ketë 61 deputetë për të mbajtur seancë”, tha Sveçla.

Më tej deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla ka folur edhe për bashkimin opozitar, duke thënë se nëse LDK u bashkohet në protestat e radhës janë të mirëseardhur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori