Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se me Projektligjin për pagat në sektorin publik, do të adresohet dallimi i madh mes pagës së lartë dhe të ulët. Sipas tij, kjo nismë ligjore synon reformimin e administratës publike, për çka u zotua se ky është prioritet i qeverisë.
Në shqyrtimin e parë të këtij projektligji, Sveçla ka shtuar se për herë të parë do të adresohet problemi i pazgjidhur për dy dekada të çështjes së pagave në sektorin publik.
“Drejt synimit për një administratë profesionale, Ligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publikë nuk mund të shihen si të ndarë. Vetëm bashkëveprimi i tyre i mirëfilltë është në shërbim të qëllimit të tyre kryesor, reformës së domosdoshme në administratën publike. Përderisa, me projektligjin për Zyrtarët Publikë, zyrtarin publik e vendosim në qendër, përmes Projektligjit për Paga, kompensojnë dinjitetshëm shërbimin ndaj shtetit dhe publikut. Mbrojtja dhe shpenzimi brenda kornizave ligjore i parasë publike është parim kyç me të cilët duhet të udhëhiqemi në të gjitha politikat publike”, ka thënë ai.
Sipas tij, dallimi aktual i pagës së lartë dhe të ultë është 20 herë, për çka po synojnë që dallimet të jenë vetëm 4,78 herë.
“Paraja publike sot shpërndahet me mungesë rrënjësore të transparencës përmes vendimeve arbitrare e pa kritere. Si rezultat, ky sistem ka prodhuar pabarazi në mes të të punësuarve të sektorit publik, ku dallimi në mes të pagës më të ulët dhe asaj më të lartë brenda sektorit publik është 20 herë. Pra, paga më e ulët është 20 herë më e vogël se sa paga më e lartë, duke e bërë këtë pabarazi pothuajse të pashembullt në Evropë dhe rajon”, ka shtuar Sveçla, transmeton KP.
Me këtë projektligj, ai tha se për herë të parë themelohet sistemi i unifikuar i pagave në sektorin publik, të bazuar në ligjshmëri, transparencë, barazi, parashikueshmëri e drejtësi.
“Projektligji adreson sistemin e pagës bazë përmes përcaktimit të koeficienteve. Në këtë përcaktim ne i kemi përcjell jo vetëm frymën e drejtësisë, parim ky udhëzues përgjatë gjithë ligjit, por edhe realizimin e saj konkret në hierarkinë e pagave. Ruajtja e shkallëzimit të drejtë dhe respektimit të hierarkisë ka udhëzuar përcaktimin e koeficienteve, duke marrë parasysh edhe ndërlidhjen, vartësinë dhe ndër-vartësinë e përcaktuar me kushtetutë dhe me ligje të veçanta për secilin pushtet, grup të institucionesh, agjencisë së pavarura apo ekzekutive”, ka theksuar ministri Sveçla.
Në seancë plenare, Sveçla ka deklaruar se me këtë projektligj është ruajtur parimi i hierarkisë, ku tha se paga e deputetit ka koeficient të njëjtë me drejtuesit e Agjencisë së Aviacionit Civil dhe Navigimit Ajror dhe drejtuesve në agjencitë që menaxhojnë me sistemin e informacioneve.
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Supreme, kryeprokurori i shtetit dhe kryeministri kanë përcaktim të njëjtë të koeficientit. Zëvendësit e të njëjtëve, si dhe stafi vartës gjithashtu janë vendosur në linjë të njëjtë horizontale dhe parimi i tillë ndiqet përgjatë gjithë ligjit. Mjeku, specialisti në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe Prokurorinë Themelore dhe të përafërt me profesorin e rregullt. Polici dhe oficeri doganor janë me raporte të përafërta të koeficientëve. Një mësimdhënës i shkollës së mesme të lartë ka koeficient të përafërt me pozicion profesional 1 në Zyrën e Kryeministrit. Ndërsa, një mësimdhënës në shkollë të mesme të ulët ka koeficient të ngjashëm me pozitën profesional 1 në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.
Më tej, ministri i Punëve të Brendshme tha se koeficienti i zjarrfikësve do të jetë i përafërt me atë të ushtarit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Stoltenberg: Dhuna në Kosovë i vë në rrezik aspiratat euroatlantike

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite