LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Haradinaj t’i kërkojë falje Murat Mehës

Sveçla: Haradinaj t’i kërkojë falje Murat Mehës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla shprehu zhgënjimin e tij ndaj kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, për marrëveshjen e arritur mes partive politike për demarkacionin me Malin e Zi.

Përmes rrjetit social Facebook, Svfecla tha se Haradinaj i është nënshtruar PDK-së, gjunjëzuar LDK-së si dhe sipas tij kryeministrit i ka mbetur që t’i kërkojë falje Murat Mehës.


“Pasi ju nënshtrua PDK-së, e sot ju gjunjëzua pa kushte edhe LDK-së, Ramushi ka mbetë vec edhe Murat Mehës t’i kërkoj falje”, (sic.) ka shkruar në rrjetin social Facebook, Sveçla./Telegrafi/