LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e  Banjskës

Sveçla: Është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave për rastin e  Banjskës

Në Komisionin parlamentar për Siguri është diskutuar për tematika të ndryshme që lidhen me Policinë e Kosovës dhe sigurinë në vend.

Ndër temat e diskutuara ishte edhe sulmi terrorist në Banjskë që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar.


Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se me rastin e  Banjskës  janë angazhuar një numër rekord hetuesish dhe zyrtarësh tjerë policorë për të zbardhur të vërtetën.

“Një pjesë e këtyre dëshmive tashmë janë publike derisa dëshmi tjera janë në duart e Prokurorisë. Unë besoj fuqishëm se është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave, apo të paktën të japë një raport përfundimtar”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se është e nevojshme që me raportin përfundimtarë duhet të njoftohen edhe partnerë ndërkombëtarë në mënyrë që sipas tij kjo të përdoret edhe politikisht.

Kush e hetoi dhe pse s’po publikohet raporti për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku?
Lexo po ashtu Kush e hetoi dhe pse s’po publikohet raporti për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku?

“Duke qenë se siguria është e ndërlidhur edhe me diplomacinë, është e nevojshme që edhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të dinë se çfarë ka ndodhur me rastin e sulmit në Banjskë dhe çfarë është zbuluar në lidhje me funksionimin e  këtij grupi terroristë. Duhet të dihet kush e ka mbështetur financiarisht e me trajnime”.

“Unë jam i bindur se tashmë ka dëshmi mëse të mjaftueshme që të ngritët aktakuzë ndaj këtyre terroristëve”.

Demhasaj: Ka presion nga ndërkombëtarët që mos të publikohet raporti për Banjskën
Lexo po ashtu Demhasaj: Ka presion nga ndërkombëtarët që mos të publikohet raporti për Banjskën

Sveçla thotë se Kosova është me fat që ka siguruar video nga trajnimi i terroristëve dhe madje edhe nga vet dita e betejës.

Ai thotë se një pjesë e madhe janë identifikuar dhe dihet se ata kanë të kaluar kriminale.

Edhe deputetja britanike Alicia Kearns kishte deklaruar ditë më parë se duhet të ketë një raport përfundimtarë në lidhje me sulmin në Banjskë.

Ajo madje ka shtuar se një vend i rëndësishëm duke aluduar në SHBA-në se kanë raportin e hetimeve për rastin e  Banjskës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori