LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet mësuesi që rrahu nxënësin me shkop të drurit në Butel të Shkupit

Suspendohet mësuesi që rrahu nxënësin me shkop të drurit në Butel të Shkupit

Mësuesi që para dy ditëve me shkop të drurit e kishte rrahur një nxënës në shkollën fillore “Zhivko Brajkovsko” në Butel të Shkupit, është suspenduar derisa të zgjidhet rasti i plotë.

Nga Komuna e Butelit thonë se për këtë rast janë njoftuar kryetari i komunës, drejtori i shkollës dhe prindi i nxënësit dhe me ta është kryer bisedë informative.


Shkup, mësuesi rrah rëndë me shkop nxënësin e tij
Lexo po ashtu Shkup, mësuesi rrah rëndë me shkop nxënësin e tij

Gjithashtu nga Komuna e Butelit shtojnë se në përputhje me Ligjin për shkollat fillore dhe Ligjin për marrëdhënie në punë, udhëheqësia e shkollës fillore në të njëjtën ditë kur ka ndodhur rasti ka sjellur vendim për suspendim të profesorit në fjalë deri në zbardhjen e këtij rasti dhe vendimi përfundimtar.

Ndërsa në ditën e incidentit në shkollë reagoi edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej ku kërkuan që rasti të zbardhet dhe të merr epilog./Telegrafi/

Ministria e Arsimit dënon rrahjen e nxënësit nga mësuesi në Butel të Shkupit
Lexo po ashtu Ministria e Arsimit dënon rrahjen e nxënësit nga mësuesi në Butel të Shkupit