LAJMI I FUNDIT:

IPK suspendon dy policët që e incizuan 18-vjeçarin teksa kolegu i tyre Haris Kelmendi e keqtrajtonte

IPK suspendon dy policët që e incizuan 18-vjeçarin teksa kolegu i tyre Haris Kelmendi e keqtrajtonte
Foto: Ilustrim

Inspektorati Policor ka bërë të ditur se pas arrestimit të policit Haris Kelmendi, janë suspenduar edhe dy kolegët e tij të cilët e incizuan dhe e tallën të riun Leotrim Rama teksa kolegu i tyre e rrihte.

Siç njofton IPK, pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit policorë fillimisht kanë arrestuar sot policin Harrin Kelmendi, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “pengim i të provuarit”, dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


Arrestohet sërish zyrtari policor që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama - dërgohet në mbajtje për 48 orë
Lexo po ashtu Arrestohet sërish zyrtari policor që keqtrajtoi 18-vjeçarin Leotrim Rama - dërgohet në mbajtje për 48 orë

Po ashtu, në kuadër të këtij hetimi, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të dy punonjësve policorë (një rreshteri policor që në kohën e incidentit të vitit 2018 ishte mbikëqyrës i të dyshuarit dhe një zyrtar tjetër policor që dyshohet se ishte pjesëmarrës në keqtrajtim).

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me informacionin (vide-incizim i një ngjarje të vitit 2018) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë (shih komunikatën e datës 28.01.2021 si më poshtë).

Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh
Lexo po ashtu Flet i riu që më 2018 u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi: Në video shihet fundi i maltretimit tim dy orësh

Lidhur me këtë rast IPK kishte arrestuar një zyrtar policor më 28 .01 2021 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”kurse i njëjti rast nga prokuroria është vendosur që të vazhdohet në procedurë të rregullt.

Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi
Lexo po ashtu Pamje se si u keqtrajtua 18 vjeçari nga zyrtari policor Haris Kelmendi

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot këtë zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “pengim i të provuarit”dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në kuadër të këtij hetimi, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin edhe të dy punonjësve policorë (një rreshteri policor që në kohën e incidentit të vitit 2018 ishte mbikëqyrës i të dyshuarit dhe një zyrtar tjetër policor që dyshohet se ishte pjesëmarrës në keqtrajtim).

Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë
Lexo po ashtu Dhuna policore ndaj qytetarëve, sinonim i mungesës së demokracisë

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori