LAJMI I FUNDIT:

Suspendohen dy pilotë të Air France, u rrahën brenda kabinës gjatë fluturimit

Suspendohen dy pilotë të Air France, u rrahën brenda kabinës gjatë fluturimit

Dy pilotë të avikompanisë franceze Air France janë suspenduar, pasi në korrik ishin konfrontuar fizikisht brenda kabinës së pilotëve gjatë udhëtimit Gjenevë-Paris, kanë njoftuar zyrtarë të kësaj avikompanie, shkruan The Guardian.

Fluturimi kishte vazhduar sigurt dhe fluturakja kishte zbritur në pistë pa ndonjë problem, ku zyrtarët e aviokompanisë theksuan se siguria mbetet prioritet për ta, transmeton Telegrafi.


E përditshmja zvicerane La Tribune, ka njoftuar se piloti dhe kopiloti ishin grindur pak çaste pasi ishin ngritur në ajër, dhe më pas kishte filluar edhe konfrontimi fizik.

Aty menjëherë kishte intervenuar ekuipazhi, e një prej tyre e kishte mbikëqyrur fluturimin e pilotëve, ku më pas menjëherë është raportuar për incidentin.

Lajmin për rrahjen u shfaq pasi që agjencia franceze për hulumtime të linjave ajrore BEA, publikoi raportin ku thuhet se disa pilotëve të Air France u mungon respektimi i procedurave rigoroze. /Telegrafi/