LAJMI I FUNDIT:

“Superpërplasësi” gjigant pritet të zbulojë sekretet e fshehura të universit

“Superpërplasësi” gjigant pritet të zbulojë sekretet e fshehura të universit

Shkencëtarët e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore, CERN, kanë paraqitur propozimet e tyre për ndërtimin e një “superpërplasësi” të ri i cili shpresohet se do të ndihmojë në zbulimin e 95 për qind të sekreteve të universit.

Përplasësi i së ardhmes (FCC) cilësohet si pasardhës gjigant i Përplasësit të Hadronit (LHC) i cili ndodhet në një tunel 27 kilometra nën tokën e Gjenevës.


LHC i cili ka filluar të funksionojë në vitin 2008, ka arritur përplasjet e para të tij me grimcat me energji të lartë në vitin 2010. Megjithatë, ende nuk ka qenë në gjendje të zbulojë shumë sekrete për materien dhe energjinë e errët, të cilat do t’i mundësonin shkencëtarëve të dijnë më shumë për universin.

Propozimet për ndërtimin e makinerisë së re ndërtimi i së cilës kushton 17 milionë paund (19,880,140,000 euro), do të financohen nga vendet anëtare të CERN, ku përfshihet edhe Britania e Madhe.

Ndërtimi pritet të fillojë në vitet 2040, dhe përfshin universitete e ekspertë nga e gjithë bota, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Është një mjet që do të lejojë njerëzimin të bëjë hapa të mëdhenj për të gjetur përgjigjet e pyetjeve në fizikën themelore për njohuritë tona mbi universin”, tha drejtori i CERN, Fabiola Gianotti.

Por, çmimi dhe madhësia e kësaj makinerie ka tërhequr kritika nga ekspertë të ndryshëm.

“Kur bota përballet me kërcënime klimatike, a nuk do të ishte më e mençur t’i kanalizonim këto fonde kërkimore në një përpjekje për të krijuar një të ardhme të menaxhueshme”, tha ish-këshilltari shkencor i Britanisë së Madhe, Prof Sir David King.

Superplasësi pritet të konsumojë energji sa një “qytet i mesëm”, por do të përdorë “vetëm një të gjashtën e energjisë së rivalëve të tij për të arritur të njëjtat qëllime fizike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori