Pas një pushimi prej tre muajsh, Raiffeisen Superliga e Futbollit të Kosovës, do të startojë javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit, si Prishtina, Trepça ’89, Hajvalia, Ferronikeli dhe Besa do të luajnë në udhëtim.


Ndeshja e parë do të luhet të premten në Gjilan, ku Drita e pret Trepçën ’89, ndërsa të shtunën Hajvalia do ta vizitoj Skenderajn për t’u përballur me Drenicën.

Të dielën është derbi i madh i futbollit kosovar, ku në Gjakovë Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Prishtinës, Trepça do ta presë Besën e Pejës, Kosova e Vushtrrisë Ferronikelin dhe përballja e dy skuadrave që rrezikojnë mes Ferizajt dhe Istogut.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 13:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app