Superliga e Kinës apo parajsa e parave, këto janë 10-të blerjet më të mëdha (Foto)

Kampionati kinez ka filluar tash e disa vite të bëhet shumë atraktiv.
Superliga e Kinës po afron në gjirin e saj futbollistë të profilit të lartë, të cilët po transferohet pa u menduar dy herë.
Megjithatë, arsyeja e këtyre transferimeve janë joshja nga të hollat që kinezët po iu afrojnë futbollistëve, por edhe klubeve, shkruan Telegrafi.
Blerja e Oscarit nga Chelsea nga skuadra e Shanghai SIPG për 60 milionë funte ka thyer rekordin e kampionatit, duke u bërë blerja më e shtrenjtë, ndërsa ka edhe tjerë futbollistë që iu kanë kushtuar shumë skuadrave kineze.
Transferimi i fundit që bëri bëjë është ai i Carlos Tevezit, i cili nuk i kushtoi skuadrës kineze, por në nivelin personal u bë futbollisti më pagën më të lartë në botë me 34.4 milionë funte në vit, apo kthyer në euro 40.32 milionë euro. /Telegrafi/
1.Oscar | Chelsea - Shanghai SIPG | 60 milionë funte




























































