Supergoli i Suarezit ndaj Interit zgjidhet më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve ka zgjedhur golin më të mirë të javës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e dyta të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Përveç rezultateve befasuese ka pasur edhe disa gola të bukur që kanë tërhequr vëmendjen këtë mesjavë.
Njëri nga ta padyshim se ka qenë edhe ai i sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez i shënuar me vole ndaj Interit.

Suarez shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Barcelonës, por i pari i shënuar nga distanca ishte thjeshtë fantastik duke u zgjedhur më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi uruguaian në këtë garë mposhti Sadio Manen, Joshua Kimmich dhe Hakim Ziyech. /Telegrafi/





















































