LAJMI I FUNDIT:

Super-vetura të fuqishme për të cilat mund të mos e keni ditur se ekzistojnë (Foto)

Super-vetura të fuqishme për të cilat mund të mos e keni ditur se ekzistojnë (Foto)

Vështirë se keni dëgjuar ndonjëherë, për këto super-makina të fuqishme

Modelet nga Lamborghini apo Ferrari, i njohin edhe ata që kanë interesimin më të vogël në vetura, transmeton Telegrafi. Njohësit e mirë të makinave, i njohin me lehtësi të gjitha versionet e modeleve nga McLaren, Porsche, Pagani apo Ford GT.


Mirëpo, ka mundësi që edhe ata të mos kenë dëgjuar për këto super-vetura të fuqishme, për të cilat mund të mos e kenë dëgjuar se kanë ekzistuar ndonjëherë. Të gërmuarit nëpër historinë e super-veturave, ka treguar për disa prej modeleve më interesante, që janë lansuar dhe u zhdukën pas një kohe.

Lotec Sirius

I lansuar më 2004, Lotec Sirius kishte 1,200 kuaj fuqi, arrinte shpejtësi maksimale prej zero deri në 100 kilometra në orë për 3.8 sekonda, derisa kishte shpejtësi maksimale deri në 190 kilometra në orë.

Ascari KZ1

Kjo super-makinë u prodhua nga 2005 deri më 2010, ndërsa kishte motorin me 500 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrinte për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj ishte 200 kilometra në orë.

Gumpert Apollo

Që nga viti 2012, nuk është prodhuar më kjo makinë e fuqishme, që arrinte deri në 300 kilometra në orë, pasi që kishte aerodinamikë shumë të avancuar.

Noble M600

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrinte për vetëm 2.9 sekonda, kjo super-makinë që doli nga prodhimi rreth vitit 1999.

Vector W8 Twin-Turbo

Prej 1989 deri më 1993, janë prodhuar vetëm 22 njësi të kësaj makine, që kishte motor të fuqishëm me 625 kuaj fuqi.

Zenvo TS1-GT

Kjo makinë daneze është prodhuar në vitin 2016, me mundësinë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për tre sekonda.

Arash AF8

Në vitin 2015, është prezantuar kjo super-makinë me 550 kuaj fuqi, ndërsa thuhej se kishte edhe ndërtim të fortë, që të përballojë çdo pengesë që mund t’i del në rrugë.

Vancer Sarthe

Makinën me 622 kuaj fuqi, kompania nuk ka mundur ta nxirrte ndonjëherë në shitje, meqë në të ishte investuar shumë dhe kapte çmim tepër të lartë.

Mega Track

Këtë super-makinë me motor nga Mercedes-Benz V12, e prodhuan në vetëm 11 njësi, të cilat u blenë shtrenjtë, nga koleksionues të pasur.

SSC Ultimate Aero

Mund të jetë super-makina më e fuqishme, që i përket kësaj kategorie molesh, që nuk janë parë më, meqë mund të arrijë shpejtë në mbi 400 kilometra në orë. /Telegrafi/