LAJMI I FUNDIT:

Super-makinat mbresëlënëse nga Pagani që nuk u shfaqën në Gjenevë

Super-makinat mbresëlënëse nga Pagani që nuk u shfaqën në Gjenevë

Mund të konsiderohet si një lloje prezantimi, nga vet Horacio Pagani

Anulimi i Genevan Motor Show, ka shkaktuar probleme të mëdha në botën e automobilizmit, ndërsa më të prekurit janë pjesëmarrësit që investuan për të prezantuar veturat e tyre, transmeton Telegrafi.


Në mesin e tyre është edhe Pagani, që nuk ka mundur t’i shfaqte në Gjenevë, super-makinat Imola dhe Hyayra Roadster BC.

Megjithëse deri më tani, i kemi parë fotografitë që i tregojnë këto makina, nuk janë shfaqur aq nga afër sa deri më tash.

Horacio Pagani është vet themeluesi i kompanisë, që bëri një xhiro nëpër selinë kryesore, ku së pari u shfaq Imola, që është një makinë e fokusuar për pista, vetëm për shoferët me eksperiencë. Kjo makinë me 827 kuaj fuqi, që ka peshë shumë të lehtë, nuk preferohet të vozitet nga amatorët.

Pas tij, u shfaq Pagani Hyayra Roadster BC me 800 kuaj fuqi, që po ashtu ka peshë shumë të lehtë, ndërsa teknologjia me të cilën është punuar, ia ka rritur edhe aerodinamikën në masë të madhe. Makina thuhet të ketë stabilitet shumë të madh, pasi tërë pesha i është përqendruar në mes të pjesës së poshtme.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur sa do të kushtojnë, por Pagani ka bërë të ditur se janë të një edicioni shumë të limituar dhe nuk do të jenë më lirë se tre milionë euro. /Telegrafi/