LAJMI I FUNDIT:

Super-jahti “Norvegjia”, brenda të cilit nuk mungon asgjë

Super-jahti “Norvegjia”, brenda të cilit nuk mungon asgjë

Një dizajner norvegjez ka zbuluar planet ambicioze të konceptit të super-jahtit prej 6.000 metrave katrorë, të inspiruar nga anijet e vikingëve.

Dizajni unik i jahtit 160 metra të gjatë është realizuar nga Kurt Stand, një dizajneri që vepron dhe punon në Florida i cili ka pasur gjithmonë ëndërr të realizojë një jaht duke u bazuar në anijet e vikingëve, transmeton Telegrafi.


Super-jahti “Norvegjia” mund të akomodojë 24 mysafirë në 12 suita luksoze dhe të shpërndarë në dy katër e jahtit, duke mundur të shijojnë peizazhin nga dhomat e tyre.

Brenda këtij jahti, pushuesit mund të përdorin palestrën e fitnesit, teatrin dhe një mini-spital ku mund të trajtohen për lëndime të ndryshme që mund t’i pësojnë. /Telegrafi/