‘Summer Fest’, projekti veror iorganizuar nga Fondacioni mediatik, Dritan Hoxha, të shtunën do të zhvillohet në Prishtine në orën 20:30.

Na edicionin e katërt, ‘Summer Fest’ është nën prezantimin e Luana Vjollca dhe Marina Vjollca. Dy motrat më të sukseshme dhe me shumë fansa në Kosovë do të jenë mbremjen e të shtunës në sheshin Skënderbeu, ku edhe fansat më me fat do të mund të bëjnë foto me dy bukuroshet e ekranit të Top Channel.


‘Summer’ do të ketë të ftuar në mbremjen e Prishtinës kengetaret Albina Kelmendi nga ‘The Voice of Albania’, Valon Shehu, Mentor Hazirin, Era Istrefin e Ledri Vulën.

Në këtë ngjarje do të zhvillohet sfida e kercimit me grupet ‘break dance’, ‘free style’, ‘Dance Zone e moderuar’ nga balerini Klajdi Selimi.

Do të performojë trupa e cirkut kombëtar të Shqiperisë, modelet, trupa e baletit e Top Channel.