LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit e Nikolla Sazdovskit do të gjykohen për “vrasje mizore”

Sulmuesit e Nikolla Sazdovskit do të gjykohen për “vrasje mizore”

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Shkup sot njoftoi se sulmuesit e Nikolla Sazdovski, do të gjykohen për veprën penale “Vrasje mizore”.

Nga PTHP thonë se pas ndërmarrjes së masave dhe konfirmimit të fakteve në lëndën kundër tre të dyshuarve për veprën e kryer më 29 qershor 2018, nga e cila pas disa ditëve ndërroi jetë N.S, kanë rikualifikuar veprën nga “dhunë” në “vrasje mizore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Vendimi i tillë është marrë pas procedurës hetimore, pas dëgjimit të dy nga tre sulmuesve, janë marrë në pyetje gjithë dëshmitarët që policia ka mundur të sigurojë, si dhe pas rezultateve të obduksionit nga Instituti për Mjekësi Ligjore”, thonë nga PTHP.

Ata thonë se për personin e tretë i cili është në arrati, do të lëshohet fletarrest vendor dhe ndërkombëtar.

Përndryshe, Nikolla Sazdovski – anëtar i grupit të tifozëve “Komitët” më 29 qershor të këtij viti u sulmua fizikisht nga tre persona, ndërsa pas dhjetë ditëve në koma ndërroi jetë në një nga klinikat e Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori