LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi që plagosi dy persona në Paris e pranon: Cak ishte “Charlie Hebdo”, e papranueshme të ripublikohen karikaturat e profetit Muhamed

Sulmuesi që plagosi dy persona në Paris e pranon: Cak ishte “Charlie Hebdo”, e papranueshme të ripublikohen karikaturat e profetit Muhamed

Një i ri i cili me hanxhar sulmoi dhe plagosi dy persona në Paris është duke bashkëpunuar me policinë, madje ka theksuar se cak ka qenë revista satirike “Charle Hebdo”.

Sulmi ka ndodhur para zyrave në të cilat militantët radikal gjatë vitit 2015 qëlluan për vdekje punonjësit e revistës “Charlie Hebdo”, për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për një 18-vjeçar i cili u arrestua nga policia franceze menjëherë pas sulmit, duke pranuar se ka lindur në Pakistan dhe se sulmin e ka kryer për shkak të ripublikimit të karikaturave të profetit Muhamed në revistën satirike që sipas tij ishte e “papranueshme”.

Kujtojmë që redaksia e revistës “Charlie Hebdo” e cila katër vite më parë ndërroi lokacion, është cak i kërcënimeve të vazhdueshme që nga 2 shtatori kur ripublikoi karikaturat e profetit Muhamed, në ditën kur edhe filloi procesi gjyqësor nga kryesve të sulmit në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori