Sulmon nënën e tij, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës njofton së në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që kishte sulmuar nënën e tij.
Sipas raportit policor i dyshuari mashkull e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ku të njëjtën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë.
Në raport thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































