LAJMI I FUNDIT:

Sulmoi fizikisht një person dhe i shkaktoi lëndime të rënda, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Sulmoi fizikisht një person dhe i shkaktoi lëndime të rënda, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri pas dyshohet se sulmoi fizikisht një person.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 21:00.


“Mbrëmë, rreth orës 21:00, Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar  për veprën penal ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej viktimës mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor”,  thuhet në njoftim.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale.

Pas intervistimit, të dyshuarit D.M, 19 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprave penale  “lëndim i rëndë trupor” dhe “përdorim mjetit të rrezikshëm (sprej)”. /Telegrafi/