LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet veriu i Izraelit, kufiri me Libanin i “mbushur” me raketa – aeroplanët izraelitë ngritën në ajër si kundërpërgjigje

Sulmohet veriu i Izraelit, kufiri me Libanin i “mbushur” me raketa – aeroplanët izraelitë ngritën në ajër si kundërpërgjigje

Ushtria izraelite ka konfirmuar se sonte është sulmuar me raketa veriu i Izraelit. Siç është bërë e ditur në kumtesë, raketat janë lansuar nga jugu i Libanit, kurse është shpallur rreziku nga raketat, transmeton Telegrafi.

Cak ishte Misgav Am. Rreziku është konfirmuar për rajonet Berekhya, Hodaya, Mishan, Ashkelon Northern Industrial Zone, Ashkelon, Ashkelon Southern Industrial Zone, Beit Shikma, Bat Hadar Ge’a, Mavki’im, Talmei Yaffe, Misgav Am dhe Heletz.


Ushtria izraelite ka konfirmuar që në territorin e Izraelit nuk është regjistruar ndonjë shpërthim apo dëme materiale, dhe se rreziku është shpallur si preventivë. Dëshmitarët fillimisht kishin dëgjuar një sërë shpërthimet, dhe më pas janë ndezur sirenat për shkak të raketave.

Siç raportojnë mediat izraelite, ushtria izraelite ka ngritur në ajër menjëherë aeroplanët luftarakë dhe se aktualisht gjenden në afërsi të pjesës jugore të Libanit. Gjithashtu është bërë e ditur se shumica e raketave janë shpërthyer në ajër nga sistemi mbrojtës i Izraelit.

E në anën tjetër në kumtesën e ushtrisë izraelite është bërë e ditur se në drejtim të Izraelit janë shkrepur gjashtë raketa, por që asnjë prej tyre nuk kanë rënë në territorin e saj – por në Liban. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Dhjetëra miliarda funte fonde shtesë - Mbretëria e Bashkuar do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

Evropa
Kalo në kategori