LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Sulmohet seksualisht një grua në Podujevë, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 17.03.2024, në Podujevë.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht  viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/