Një person është arrestuar pasi një personi tjetër në pronën e tij me mjet të fortë ia kishte dëmtuar dy vetura.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Prishtinë.


Tutje thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 09.08.2026 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se viktimës mashkull kosovar në pronën e tij, me një mjetë të fort hekuri ia kishte dëmtuar dy automjete dhe shkaktuar dëme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/