LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet seksualisht në vendin e punës në Zveçan

Sulmohet seksualisht në vendin e punës në Zveçan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së martës ka pranuar një ankesë nga një femër kosovare, që ka thënë se është sulmuar seksualisht në vendin e punës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesja ka thënë se ajo është sulmuar gjatë vitit 2019 në vendin e punës nga një person, ndërsa edhe në vitin 2020 ishte sulmuar prapë.


“Zveçan 02.02.2021 – 10:25. Ankuesja femër kosovare raporton se gjatë vitit 2019 në vendin e punës është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu edhe gjatë vitit 2020 është sulmuar seksualisht edhe nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Telegrafi/