LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet polici në Fushë Kosovë

Sulmohet polici në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë shqiptimit të një tikete një polic është kanosur dhe sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 19:50.


“Raportohet se për shkak të një kundërvajtje në komunikacion, është ndalu nga policia vetura me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull K/Shqiptar , i cili gjatë shqiptimit të kundërvajtjes ka kanos  dhe sulmua fizikisht zyrtarin policor në detyrë mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka refuzuar urdhëratë e zyrtareve policorë.

Viktima si dhe i dyshuari kanë marrë tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet të hetohet. /Telegrafi/