Një person është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor, pasi është sulmuar nga një grup qenësh.

Reklama

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 në fshatin Brod, Dragash.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin rajonal Prizren për tretman mjekësor, pasi që i njëjti është sulmuar nga një grup qenesh”, thuhet në raport. /Telegrafi/