LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet një person nga dy të maskuar në Leposaviq

Sulmohet një person nga dy të maskuar në Leposaviq
Foto: Ilustrim

Një person ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:00, në Leposaviq.


Tutje bëhet e ditur se të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij, e ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të maskuar, ku të njëjtit i kanë hequr edhe targat e veturës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/