Tre të rinj shqiptarë, K.M. (1984), A.H. (2000) dhe V.F. (2000) janë sulmuar fizikisht nga persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40 në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës.
“Të rinjtë shqiptarë janë sulmuar mbrëmë nga së paku 10 persona, derisa po shëtitnin në shëtitoren ‘Kral Petar’ në veri të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin shpejt në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.
Mësohet se viktima nuk ka qenë në gjendje të jap deklaratë para policisë, derisa dy shokët e tij kanë dhënë deklaratat e tyre rreth incidentit.
Sipas këtyre burimeve, dy nga të sulmuarit jetojnë përkohësisht në Gjermani, ndërsa personi i tretë është nga Vushtrria.
Policia e stacionit të veriut në Mitrovicë po heton rastin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Tabaku: Taksa ndaj profesionistëve të lira shtrenjton jetën e gjithë shqiptarëve
Angazhim i dy qeverive, Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht afron edhe më shumë Kosovën me Shqipërinë
Pas Kroacisë, edhe Bullgaria do të dërgojë 100 ushtarë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251