Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i goditur nga tre persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 00:15, në Prishtinë ku sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Një tjetër rast i sulmit sipas raportit të policisë ka ndodhur të martën rreth orës 10:07, në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, një person është arrestuar pasi ka sulmuar një person tjetër.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në Obiliq një person është arrestuar pasi ka goditur një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:20, ndërkaq viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/