LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me raketa në Dnipro të Ukrainës vret tre persona

Sulmi me raketa në Dnipro të Ukrainës vret tre persona

Raketat ruse të lundrimit me rreze të gjatë vranë tre persona në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, kur goditën një fabrikë raketash hapësinore dhe një rrugë aty pranë, thonë zyrtarët lokalë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 15 persona u plagosën dhe ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan.


Fabrika Yuzhmash e Dnipro gjithashtu ndërton satelitë – derisa një u lëshua në hapësirë nga kompania SpaceX e Elon Musk.

Dy të tjerë vdiqën kur disa raketa ruse u shkrepën në Nikopol, në jug të Dnipro-s, tha një udhëheqës rajonal.

Dhe në veri, raketat ruse goditën banesat gjatë natës në Chuhuiv, një qytet afër qytetit të Kharkiv, duke vrarë tre persona, tha guvernatori i Kharkiv.

Joe Inwood i BBC-s në kryeqytetin Kiev thotë se derisa ofensiva tokësore e Rusisë në lindje është ngadalësuar, ka pasur një rritje të numrit të sulmeve nga ajri – shpesh duke goditur qendrat e qyteteve.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën mbrëmë, raporton ai.

Dnipro ka pranuar shumë ukrainas që ikin nga luftimet më në lindje në rajonin e Donbasit, ku Rusia ka përqendruar forcat e saj tokësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori