LAJMI I FUNDIT:

Sulmi mbi ndërtesën e parlamentit iranian, publikohen pamjet e luftës së ashpër midis forcave të sigurisë dhe terroristëve (Video)

Sulmi mbi ndërtesën e parlamentit iranian, publikohen pamjet e luftës së ashpër midis forcave të sigurisë dhe terroristëve (Video)

Shtatë persona u vranë në një sulm në ndërtesën e Parlamentit, në Teheranin jugor, me katër persona të marrë peng, sipas Agjencisë Tasmin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, është grupi Shteti Islamik që ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj parlamentit të Iranit dhe tempullit të Ayatollah Khomeinit.


“Luftëtarët nga Shteti Islamik sulmuan tempullin e Khomeinit dhe parlamentin iranian në Teheran”, citohet të ketë thënë agjencia e lajmeve e grupit AMAQ.

“Sulmuesit ishin veshur si gra për tu futur në ndërtesën e parlamentit”, ka thënë zëvendësministri i brendshëm i Iranit.

Një sulmues u qëllua për vdekje ndërsa një tjetër shpërtheu në ndërtesën legjislative.

Ligjvënësi Elias Hazrati tha se tre sulmues, një me pistoletë dhe dy me pushkë AK-47, bastisën parlamentin.

Po sipas medieve të huaja, në një incident të veçantë, një sulmues shpërtheu një jelek vetëvrasës në tempullin e Ajatollah Khomeinit në Teheranin jugor, një u vra nga forcat e sigurisë dhe pjesa tjetër e sulmuesve u arrestuan.

Ministria e inteligjencës së Iranit thotë se sulmet janë kryer nga grupe terroriste.

Ndërkohë është publikuar një video, përcjell Telegrafi, ku thuhet se shfaqet lufta e ashpër midis forcave të sigurisë dhe terroristëve brenda parlamentit të Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori