LAJMI I FUNDIT:

Sulmi fizik ndaj u.d. i kryeshefit dhe një drejtori në Trepçë – policia arreston tre persona

Sulmi fizik ndaj u.d. i kryeshefit dhe një drejtori në Trepçë – policia arreston tre persona
Foto: Arkiv

Disa persona kanë hyrë në objektin e “Trepçës”, duke sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu.

Sipas policisë, personat e dyshuar janë identifikuar dhe në lidhje me rastin janë duke punuar Hetuesit Rajonal, ku tre prej të dyshuarve janë arrestuar.


Sulmohen ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe një drejtor në Trepçë, pamje se si disa persona hyjnë në mënyrë demonstrative në objekt
Lexo po ashtu Sulmohen ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe një drejtor në Trepçë, pamje se si disa persona hyjnë në mënyrë demonstrative në objekt

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, tre të dyshuarit R.I., 50 vjeçar, Sh.R., 40 vjeçar dhe B.I.,37 vjeçar, dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre  është iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm dhe Pengim  i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Telegrafi/