LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe një drejtor në Trepçë, pamje se si disa persona hyjnë në mënyrë demonstrative në objekt

Sulmohen ushtruesi i detyrës së kryeshefit dhe një drejtor në Trepçë, pamje se si disa persona hyjnë në mënyrë demonstrative në objekt

Disa persona janë parë paraditen e sotme në objektin e “Trepçës” duke hyrë në mënyrë demonstrative .Ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu janë sulmuar fizikisht nga një grup i njerëzve.

Në videon e siguruar, disa persona shihen duke hyrë në vrap ndërsa dëgjohen momentet kur edhe kërkojnë personat e caktuar brenda objektit.

“Po, jam sulmuar, momentalisht jam në spital”, ka thënë shkurt Abdurrahmani.

Edhe Haxhiu ka thënë se është sulmuar fizikisht nga disa persona. Sipas tij, njerëzit që e sulmuan janë të ish-ushtruesit të detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.

“Disa persona kanë hyrë në objekt më kanë goditur mua. Këta janë njerëz të Rafet Ibisht. Tani këtu është edhe policia”, ka thënë Haxhiu.

Në anën tjetër, KALLXO.com ka kontaktuar edhe Rafet Ibishin për të konfirmuar incidentin brenda objektit në Trepçë. Por, ai ka mohuar se sulmuesit e dyshuar janë njerëz të tij.

Ibishi ka thënë se ata që kanë hyrë në mënyrë demonstrative në objekt po kundërshtojnë zgjedhjen e Enis Abdurrahmanit në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit në këtë ndërmarrje.

“Po qashtu është, janë ardhur. Arsyeja është se është bë një menaxher pa e bë pranim dorëzimin e detyrës ka bërë marrëveshje. Fjala është për Enis Abdurrahmanin. Këta njerëz mund të jenë të Rafetit, Besimit, të gjithëve, ai (Besim Haxhiu) le të thotë çfarë të dojë. Por, unë i kërkova falje edhe në emrin tim, por edhe në emër të punëtorëve, e rastësishme ka ndodhë”, tha Ibishi.

Po ashtu, është kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por ende nuk ka pranuar përgjigje rreth incidentit në fjalë.

Të premten e kaluar, Bordi i Përkohshëm i “Trepçës” shkarkoi nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishin. Në vend të tij, Bordi emëroi Enis Abdurrahmanin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori