LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ukrainase në Donetsk, plagoset ish-zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin

Sulmet ukrainase në Donetsk, plagoset ish-zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin

Dmitry Rogozin, ish-shefi i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, mbrëmë është lënduar gjatë granatimeve ukrainase në Donetsk.

“Është granatuar hotelit në periferi të Donetskut brenda të cilit gjendeshin këshilltarë ushtarakë që shoqëronin Dmitry Rogozinin. Ai ka pësuar lëndime në shpinë dhe është dërguar për trajim në spital”, ka bërë të ditur ndihmësi i tij.


Siç raporton Reuters, nga ky sulm kanë humbur jetën dy ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

“Është e qartë se ishte një sulm i planifikuar. Ekspertët konsiderojnë se është kryer me artileri Caesar të kalibrit 155 milimetra, prodhim francez Nexter”, ka shtuar ndihmësi i Rogozinovit.

Përveq Rogozinit, ish-zëvendëskryministër i Rusisë, është lënduar edhe Vitaly Hotsenko, kryeministër i Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut.

Kujtojmë që Rogozin ka udhëhequr agjencinë hapësinore ruse deri në verën e këtij viti. /Telegrafi/